Gazeta Sinjali raportoi sot se një person është therur me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Sinjali mëson se Policia ka arrestuar personin e dyshuar për këtë rast.
I dyshuari ishte arratisur që nga ora 16:00, kur ndodhi rasti.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha sot Sinjalit se therja kishte ndodhë gjatë një përleshjeje fizike.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policorë kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo./GazetaSinjali/