image Arrestohet i dyshuari për therjen e 20-vjeçarit në Prizren, Policia konfiskon edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes

Siguri

Arrestohet i dyshuari për therjen e 20-vjeçarit në Prizren, Policia konfiskon edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar për një therje me thikë ndaj një 20-vjeçari në Prizren, i cili u dërgua me urgjencë në Spitalin rajonal të Prizrenit. I riu ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital nga shokët e tij, pasi ishte gjetur në veturë i përgjakur. Pas punës hetimore të Policisë, është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet personi  i dyshuar lidhur me rastin.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari V.Z., 21-vjeçar, i cili fillimisht ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore e më pas është intervistuar në stacion policor.

Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

“Të gjitha njësitë relevante policore duke përfshirë, patrullën, hetuesit dhe njësinë e Forenzikës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas një pune intensive operative – hetimore kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, V.Z (2001). Të njëjtit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. Në vendngjarje poashtu është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

/GazetaSinjali/