Një person është arrestuar nga Policia, pasi që i njejti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Policia njofton se i dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Një person është arrestuar në fshatin Arllat të Gllogocit, pasiqë në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij. I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.