image Arrestohet Hasan Buqeza në Shqipëri - ishte strehuar në Kosovë, dyshohet se kishte lidhje me eprorë të Policisë

Siguri

Arrestohet Hasan Buqeza në Shqipëri – ishte strehuar në Kosovë, dyshohet se kishte lidhje me eprorë të Policisë

news image

Është arrestuar në Shqipëri, Hasan Buzeza, i kërkuar për një kohë të gjatë nga autoritetet shqiptare, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Hasan Buqeza, që njihet ndryshe edhe si Asjan, për një kohë të gjatë ishte strehuar edhe në Kosovë.

I njëjti, siç mëson Gazeta Sinjali nga sinjalizuesit e saj, dyshohet se kishte lidhje me biznesmenë dhe eprorë të lartë të Policisë së Kosovës.

Ai ka qenë i kërkuar për vuajtje të dënimit 23 vjeçar në Itali për trafik droge.

Ndryshe, më 2022 autoritetet shqiptare i kishin sekuestruar edhe një ndërtim pa leje të Hasan (Asjan) Buqezës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/