image Arrestohet edhe një i dyshuar për vjedhjen e pyllit në Kamenicë, Sinjali zbulon identitetin e tij

Siguri

Arrestohet edhe një i dyshuar për vjedhjen e pyllit në Kamenicë, Sinjali zbulon identitetin e tij

news image

Zyrtari i pylltarisë, Rrahmon Geci dhe dy qytetarët Hamdi e Asllan Shkodra, janë arrestuar në Kamenicë, nën dyshimet për keqpërdorim me dru. Geci në cilësinë e zyrtarit, dyshohet se ka keqpërdorur detyrën e tij, duke lëshuar dokumente fiktive me anë të së cilave ua ka mundësuar të dyshuarve tjerë bartjen e drunjve me dokumentacion jo të rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi gjatë ditës së djeshme është identifikuar dhe është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Femi Jerliu, 42-vjeçar.

Jerliu është arrestuar pasi dyshohet se ka prerë dru në një parcelë për të cilin nuk kishte leje të lëshuar.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ai dyshohet se këtë vepër e ka kryer në bashkëpunim me Gecin dhe Hamdi e Asllan Shkodrën.

Me urdhër të prokurorit, Jerliu është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e pyllit’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/