image Arrestohen dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan

Siguri

Arrestohen dy persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Gjilan

news image

Drejtoria Rajonale në komunën e Gjilanit bashkë me Njësinë e Hetimeve, pas një operacioni hetimor ka arritur të arrestojë dy persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku është sekuestruar një armë zjarri e llojit Pietro Beretta Gardone V.T. të kalibrit 7.65 mm, shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një karikator.

Të arrestuarit janë D.M., 46-vjeçar dhe E.M., 42-vjeç, të njëjtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Armëmbajtje pa leje’” dhe do të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

/GazetaSinjali/