Sot rreth orës 15:15, reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur në estradë me nofkën Don Xhoni, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi i është gjetur një armë e tipit Zastava dhe gjashtë fishek, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Siç konfirmon Policia, Don Xhoni është dërguar në stacion policor për intervistim.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I dyshuari; Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit”, ka thënë Policia.