Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Sinjali raportoi se një person ka vrarë babain dhe vëllain binjak pas një mosmarrëveshje në familje.
Burimet e Sinjalit thonë se i dyshuari për këtë vrasje të dyfishtë tashmë ka rënë në prangat e Policisë.
Sipas të njëjtave burime ai është përdorues i substancave narkotike.