image Arrestohet djali që ishte në skaf me 18-vjeçaren e mbytur në Velipojë

Shqipëri

Arrestohet djali që ishte në skaf me 18-vjeçaren e mbytur në Velipojë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës. Një vajzë 18-vjeçare është gjetur e mbytur në det nga një peshkatar.

Policia sot ka arrestuar një të ri, 24-vjeçarin, Indrit Bajraktari nga Postriba, lidhur me mbytjen në det të 18-vjeçares, Enisa Doda.

Vajza u gjet 700-800 metra larg bregut e mbytur në det, me shenja dhune, dje rreth orës 16:30. Ajo ishte me origjinë nga Burreli dhe jetonte në Bathore. Ajo ndodhej në Velipojë për pushime.  

U mësua se ajo kishte qenë në skaf (motor uji) me 24-vjeçarin, i cili deklaroi se nuk e dinte sesi kishte rënë në det./Gazeta Sinjali/