Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn, në përfundim të protestës së veteranëve, raporton Gazeta Sinjali. Bashkë me Molliqajn janë arrestuar edhe Frashër Krasniqi e Zgjim Hyseni nga kjo parti.
Arrestimi i Molliqajt erdhi në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin fizik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazin.
Ndryshe nga PSD kanë thënë se ky urdhërarrest është lëshuar pa asnjë arsye nga Themelorja.