Është arrestuar Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar para masës që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës.
“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.
Edhe një sinjalizues i Sinjalit tha se “u arrestua Dardan Krivaqa, e morën me veturë të Policisë”.