image Arrestohet bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

Botë

Arrestohet bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA

news image

Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, u arrestua vonë të shtunën mbrëma, transmeton GazetaSinjali.

Ai u akuzua për shkak se ishte duke vozitur me shpejtësi të palejuar në trafik tregojnë të dhënat.

Mediat e huaja raportojnë se arrestimi u krye në Napa County, Kaliforni.

Paul u akuzua gjithashtu edhe për kundërvajtje dhe lirim me kusht për 5000 dollarë.

Theksojmë se bashkëshorti i Pelosi është një biznesmen i lindur në San Francisko, i cili mori një diplomë MBA nga Universiteti i Nju Jorkut.

/GazetaSinjali/