image Arrestohet 47-vjeçari në Shqipëri, dyshohet se i vuri zjarrin malit të Gjallicës

Shqipëri

Arrestohet 47-vjeçari në Shqipëri, dyshohet se i vuri zjarrin malit të Gjallicës

news image

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se ka arrestuar sot një 47-vjeçar, i cili po dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Gjallicës, në Kukës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 47-vjeçarin me inicialet E.O., banues në fshatin Nang. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit, policia sekuestroi edhe një armë e tipit kallashnikov dhe municionet përkatëse.

Zjarri ndodhi në lokalitetin Sasat, dhe forcave të rendit iu është dashur një pjesë e ditës për të vënë nën kontroll flakët.

I arrestuari po dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i plotë

Kukës

I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar  me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë  e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

/Gazeta Sinjali/