Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 680 gramë lëndë narkotike kokainë. Aksioni është vijim i operacionit të koduar “Zonat”, i zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, ku më herët janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë.
Policia ka bërë të ditur se nga veprimet hetimore dyshohet se i arrestuari, Sokol Kuçi, furnizonte persona të tjerë me kokainë me qëllim shitjen e saj në doza, ndërsa një pjesë e lëndës narkotike dyshohet se shpërndahej edhe vetë nga ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!