Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçare nga Tirana, e cila dyshohet se hynte në banesat e pushuesve dhe u merrte atyre sende me vlerë.
Në pranga ka përfunduar G.L. Nga veprimet hetimore të kryera nga policia dyshohet se ajo është autore e 2 vjedhjeve, si dhe në 2 raste të tjera ka tentuar të kryejë grabitje, por pa sukses.
Njoftimi:
• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases M.B. dhe ka marrë një çantë, në të cilën kishte dokumente personale dhe vlera monetare.
• Më datë 25.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.D.
• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetasit L. A., banues në Kosovë dhe i ka marrë çantën e dorës.
• Më datë 26.08.2019, në lagjen Nr.13, dyshohet se është futur në banesën e shtetases L. B. dhe ka tentuar të marrë çelësat e banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”.