image Arrestohet 28-vjeçari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive, ndalohet për 48 orë

Siguri

Arrestohet 28-vjeçari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive, ndalohet për 48 orë

news image

Një person i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim” është arrestuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj dhe është ndaluar me vendim të prokurorit për 48 orë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është iniciuar më 26.06.2026, pasi ishte raportuar se një person, përmes llogarive me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.

Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç.

I dyshuari është arrestuar më 04.07.2026 në një pikëkalim kufitar.

Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/