Hetuesit e Stacionit Policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Shtrëngim”.
Personi dyshohet se përmes rrjeteve sociale, duke përdorur llogari me identitete të rreme, ka komunikuar me një të mitur dhe më pas e ka kanosur me publikimin e fotografive personale.
Rasti është iniciuar më 26.06.2026, pas raportimeve nga viktima.
Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është arritur identifikimi i të dyshuarit me inicialet R.Gj., 28 vjeç.
Ai është arrestuar më 04.07.2026 në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!