Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj.
Sipas njoftimit policor, më 21 qershor 2026, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), në koordinim me njësitë tjera policore dhe pas informacioneve operative të siguruara në terren, ka realizuar arrestimin e E.Sh., 28 vjeç.
I dyshuari ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata për vuajtjen e një dënimi prej katër vitesh burgim efektiv për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Policia ka bërë të ditur se 28-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar në afërsi të qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Pas arrestimit, ai është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë kryer procedurat e nevojshme policore, ndërsa më pas është dërguar për vuajtjen e dënimit me burg.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!