image Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga Gjykata për dhunim

Siguri

Arrestohet 27-vjeçari i kërkuar nga Gjykata për dhunim

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e djeshme rreth orës 14:00, njësiti për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar dhe ka arrestuar personin O. G, 27 vjeçar nga Prizreni, i kërkuar me urdhër arrest të gjykatës për veprën penale dhunim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas arrestimit të personit të kërkuar ai është dërguar para gjyqtarit kompetent.

Policia njofton se Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për të dyshuarin dhe se i  njëjti është përcjell për në burgun e Prishtinës.

/GazetaSinjali/