image Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar nga Policia, kapet në Han të Elezit

Siguri

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar nga Policia, kapet në Han të Elezit

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 17:00 në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi i njëjti ishte në kërkim policor tash e një kohë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një 23-vjeçar i cili ka rezultuar me urdhër arrest aktiv pasi ishte dënuar me burgim.

Pas arrestimit, i riu është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

/GazetaSinjali/