image Arrestohet 20-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohet 20-vjeçari i dënuar për vrasje në tentativë, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit lidhur me veprën penale “vrasje në tentativë”.

Arrestimi u realizua nga zyrtarët e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit për kapjen e personave të kërkuar dhe atyre të dënuar për vepra penale.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për A.Sh., 20 vjeç, i cili është i dënuar me një vit burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/