image Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, kishin plantacion me 2000 bimë kanabisi

Diasporë

Arrestohen tre shqiptarë në Spanjë, kishin plantacion me 2000 bimë kanabisi

news image

Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona.

Shqiptarët u kapën pasi kishin ngritur një plantacion marihuanë me pothuajse 2 mijë bimë brenda një magazine në qytetin e Valencias me vlerë deri në 40 mijë euro.

Droga u gjet krejt papritur kur një agjent i policisë spanjolle kishte hasur në erën e fortë të marihuanës në një magazinë në zonën industriale të qytetit.

Më pas ka mbërritur policia spanjolle ku gjeti plantacionin e drogës në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë për ju’.

Agjentët kontrolluan anijen në prani të pronarit të saj ku u gjetën 3 shqiptarët që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj, shkruajnë mediat spanjolle.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha ku mbante 1900 bimë marihuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.

Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç u arrestuan për ngritje të grupit kriminal dhe trafikut të drogës.

/GazetaSinjali/