image Arrestohen tetë persona në Maqedoni të Veriut, dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist

Rajon

Arrestohen tetë persona në Maqedoni të Veriut, dyshohet se janë pjesë e një grupi terrorist

news image

Janë arrestuar tetë persona në Maqedoni të Veriut të dyshuar se janë pjesë e një grupi terrorist.

Sipas mediave maqedonase, policia kanë kryer bastisje në Kumanovë dhe Shkup, ku kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit, raporton Zhurnal.mk, transmeton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për: B.F (32) B.G (27) dhe J.K (25) nga Shkupi.

Më tej I.M (22), D.A (21), R.A (31), S.I (31) dhe A.S (21) nga Kumanova.

Sipas autoriteteve, B.A nga Kumanova ka krijuar organizatë terroriste.

Qëllimi i tyre sipas MPB-së, ka qenë vrasje dhe shkatërrim të objekteve publike me qëllim të krijojnë ndjenjë të pasigurisë dhe frikë tek qytetarët.

Për realizimin e këtij qëllimi, anëtarët e grupit kanë ndërmarrë disa aktivitete parapërgatitore.

Ata kanë siguruar mjete financiare, armë, municion, pajisje ushtarake, kanë punuar pajisje të improvizuara eksplozive dhe më pas i kanë testuar të njëjtat nëse do të eksplodojnë në hapësira të hapura./Gazeta Sinjali/