image Arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile në Gjakovë, dyshohen se para 3 viteve falsifikuan dokumentet e një personi - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15270

Të shëruar

12900

Të vdekur

616

Arrestohen dy zyrtarë të Gjendjes Civile në Gjakovë, dyshohen se para 3 viteve falsifikuan dokumentet e një personi

news image

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy zyrtarë të Gjendjes Civile në Gjakovë.

Dy zyrtarët dyshohet se mes viteve 2016-2017 në sistemin elektronik kanë regjistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arritur ta pajisin me dokumente të Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.   

“Gjakovë (NN) 2016-2017  NN. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit i PK-së, më 15.09.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë zyrtarë të Gjendjes civile, pasi që të njëjtit në sistemin elektronik kanë regjistruar të dhënat e një personi me fotografi të një personi tjetër dhe kanë arritur ta pajisin me dokumente të Kosovës. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin