image Arrestohen dy të dyshuarit që ia vunë flakën një veture në Ferizaj, janë të moshës së mitur

Siguri

Arrestohen dy të dyshuarit që ia vunë flakën një veture në Ferizaj, janë të moshës së mitur

news image

Rastet e incidenteve të zjarrit, sidomos djegieve të veturave s’janë edhe të rralla dhe kryesisht lidhen me ‘qërimin e hesapeve’. Një rast i zjarrvënies është raportuar mëngjesin e së enjtes në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, ku u dogj një veturë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se rastin e ka denoncuar vet pronari, i cili kërkoi ndihmën e Policisë pasi vetura e tij po digjej.

Ndërkaq, në prangat e Policisë tashmë kanë rënë dy personat e dyshuar në lidhje me këtë rast, të cilët janë të moshës së mitur.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për të dyshuarit M.B. dhe A.Z, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Dyshohet se dy të miturit janë nxitur nga një person i rritur për t’ia vënë zjarrin veturës.

“Lidhur me rastin më 25.10.2024  janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, pasi që të njëjtit dyshohet të jenë cytur për të kryer veprën me para nga një i rritur i cili është në kërkim policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Vlera e dëmit të shkaktuar nga ky rast është rreth 20 mijë euro, ndërsa Policia kishte siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë në objektet përreth, ku shihen dy persona duke ia vënë flakën veturës.

/GazetaSinjali/