image Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me mallra në rastin e Karaçevës

Siguri

Arrestohen dy të dyshuar për kontrabandim me mallra në rastin e Karaçevës

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona lidhur me rastin “Karaçeva”, si të dyshuar për kontrabandim me mallra.

“Në  vazhdën  e  veprimeve  operative  të  grupit  hetimor  në  lidhje  me rastin  e  njohur  si  “Karaçeva” hetuesit  policorë të  Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës sot më 23.09.2020,  kanë  arrestuar dy persona të  dyshuar të cilët në  ditën e realizimit të  operacionit policor nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre”, thuhet në komunikatën e policisë.

Të  dyshuarit janë arrestuar nën dyshimet se në vazhdimësi gjatë  periudhës  kohore  2019-2020 kanë kryer veprën penale “kontrabandimin   i  mallrave” nga  territori  i  Republikës së Serbisë  në  territorin e  Republikës së  Kosovës,  ku  si  pasojë i kanë shkaktuar  dëme  të mëdha  buxhetit  të  shtetit.

Pas  intervistimit, prokurori ka shqiptuar  masën e  ndalimit  prej  48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për mega-aksionin në Karaçevë, ku u arrestuan 12 zyrtarë policorë.

/GazetaSinjali/