Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar dy persona nën dyshimet për pranim ryshfeti dhe falsifikim me dokumente, raporton Sinjali.
Sipas Policisë të dyshuarit H.S, dhe E.S., si pronarë dhe përgjegjës në një autoshkollë me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, dyshohet se kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatë të ndryshëm, për t’ia mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë B dhe C, pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse.
Për cilat vepra penale dhe se për çka konkretisht dyshohen?
Të dyshuarit mund të kenë kryer veprat penale ”Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’ dhe “Falsifikimi i Dokumenteve’’.
Sot me datë 06.11.2024, pas pranimit të Urdhëresës nga Gjykata Themelore-Ferizaj, në koordinim me Prokurorin përgjegjës të rastit, janë kontrolluar-bastisur dy zyrat, në lokacionet e sipër cekura, ku janë siguruar dhe sekuestruar disa dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin si në vijim.
Dy (2) Telefona mobil;
Regjistratorë-Libra- gjithsej pesë (5);
Fletore regjistrimi; fletore interne dhe gjepi–gjithsej shtatë (7);
Gjashtëdhjetë e katër (64) dosje origjinale të kandidatëve;
Njëzet e një (21) Certifikata mjekësore-të shoferëve profesional-për punë.
Pas përfundimet të bastisjes, janë shoqëruar dy të dyshuarit e lartcekur me iniciale, të cilët janë
intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, i caktuar sipas detyrës zyrtare.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin përgjegjës të rastit në PTHF, ku pas intervistës, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme ligjore.