image Arrestohen dy persona për kontrabandim me armë e falsifikim të dokumenteve, konfiskohet armatim

Siguri

Arrestohen dy persona për kontrabandim me armë e falsifikim të dokumenteve, konfiskohet armatim

news image

Policia kufitare e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve”, si dhe ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë e Suharekë, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij aksioni është sekuestruar sasi e konsiderueshme e armatimit, një veturë e gjësende të tjera.

Një BMW X5, një pistoletë me gas Ekol me një karikator, si dhe dymbëdhjetë fishekë, janë ndër mjetet e konfiskuara, transmeton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Policia Kufitare e Kosovës arreston dy persona të dyshuar për vepra penale “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim i dokumenteve” ,

Prishtinë, më 7 qershor 2021

Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale

   Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim:

 • një (1) pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator,

• dymbëdhjetë (12) copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm,

• një (1) thikë ushtarake,

• dy kapela me emblemë të PK-së si dhe

• një (1) telefon Smasung S10

• një (1) automjet (BMË X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për

shkak të një borxhi dhe tjetër

• një (1) kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.

Me respekt

/Gazeta Sinjali/