Dy persona janë arrestuar nga policia nën dyshimin për posedim të paautorizuar të drogës.
Sipas policisë ata janë kapur mbrëmë në Gjilan.
Të arrestuarit janë shtetas të Serbisë, të cilët ishin duke lëvizur me veturë, pasi gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 56.4 gramë.
Policia njofton se me këtë rast ka konfiskuar edhe veturën e tipit ‘Audi’ me të cilën ishin duke lëvizur të dyshuarit, katër telefona dhe të hollat që i kishin në posedim.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Sinjali/