Dy persona u arrestuan nga policia iraniane pasi kanë lëpirë një faltore në qytetin e Qom.
Qeveria ndaloi hyrjen në institucionet fetare, por dy personat u filmuan brenda faltores në xhaminë Masumeh në Qom duke puthur dhe lëpirë dyert e saj. Të dy u akuzuan pasi dolën kundër paralajmërimit të autoritetve për koronavirusin.
Ndërsa, njëri prej tyre u shpreh se nuk ka frikë nga koronavirusi dhe se Zoti do ta mbronte atë.
Sipas BBC, masa për akte të tilla shkon nga 2 muaj deri në 2 vjet burgim.
Kujtojmë se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran ka arritur në 77 viktima dhe 290 të tjerë janë të infektuar.
Irani është vendi i dytë pas Kinës për numrin e viktimave nga koronavirusi.
Derisa, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisë për mungesën e masave të ndërmarra për mbrojtjen e popullit nga ky virus./Gazeta Sinjali/