image Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan

Siguri

Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar disa serbë gjatë përfundimit të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan.

Me këngë e lutje fetare janë shpërndarë qindra serbë që u mblodhën për të festuar “Vidovdanin”.

Si shkak i mbledhjes së serbëve në Gazimestan, i cili ndodhet afër Obiliqit, u krijuan kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Paraprakisht Policia e Kosovës publikoi disa udhëzime dhe kërkesa për pjesëmarrësit, se nuk lejohen mbajtja e flamujve të ndryshëm, banereve apo simboleve që paraqesin dhe nxisin urrejtje.

Njësite të Policisë së Kosovë, u pozicionuan në pika kyçe për t’i kontrolluar të gjithë pjesëmarrësit.

Çdo vit, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenonte pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.

Vitin e kaluar u arrestuan 17 persona, njëri prej të cilëve ishte edhe i armatosur.

Ndërkohë, qindra qytetarë marrin pjesë në këtë ritual, mirëpo, pothuajse gjithmonë Policia e Kosovës intervenon pasi atyre iu gjinden flamuj apo bluza me përmbajtje provokuese, përfshirë simbole apo figura që konsiderohen nxitëse në kontekstin e sigurisë.

Gazimestani është një vend afër Prishtinës që për çdo vit bashkon serbët për të përcjellë nga aty mesazhe nacionaliste. Dhjetë vjet pasi Millosheviqi mbajti tubimin në këtë vend, Kosova është çliruar nga sundimi 100-vjeçar i Serbisë dhe prej 17 vjetësh ka shpallur pavarësinë.

Secilin 28 qershor, grupe ekstremistësh nga e gjithë Serbia vizitojnë manastiret ortodokse nëpër Kosovë, por edhe Gazimestanin, gjatë së cilave vizita bëjnë thirrje që Kosova të ripushtohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/