image Aksion i Policisë së Kosovës - arrestohen 7 persona

Kosovë

Lojëra të fatit/ Aksion i Policisë së Kosovës – arrestohen 7 persona

news image

Shtatë persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, pasi në lokalet e tyre organizonin lojëra të fatit.

Sipas Policisë, rasti i parë ishte në bulevardin Bill Klinton në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin po organizoheshin lojëra të fatit.    

“Katër të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 20 shtëpiza kompjuterike, 20 televizor, 2 diviar, 4 telefona mobil, disa pajisje elektronike dhe 1410.5 euro parë të gatshme. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, rasti tjetër ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’, në Prishtinë, ku njësia përkatëse policore ka kontrolluar lokalin në të cilin po ashtu po organizoheshin në lojëra të fatit.

“Tre të dyshuar meshkuj janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një lap-top, pesë televizor dhe 661.30 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Sinjali/