image Arrestohen 14 të dyshuar për organizim të bixhozit në Gjakovë

Siguri

Arrestohen 14 të dyshuar për organizim të bixhozit në Gjakovë

news image

14 persona janë vënë nën prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se kanë organizuar skema piramidale dhe bixhoz të jashtëligjshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë bërë të ditur se arrestimi i tyre është bërë rreth orës 01:00 pas mesnatës, gjatë një operacioni të Njësisë së Hetuesisë së Stacionit Policor në Gjakovë, mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejtë.

Ata u kapën në një lokal në rrugën “Yll Morina”, në Gjakovë.

Këto burime kanë bërë të ditur se prokurori ka urdhëruar që vetëm njëri prej tyre të ndalohet për 48 orë, ndërsa 13 të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali/