image Arrestimi për drogë, Besnik Mujeci ishte përzgjedhur nga VV-ja aksionar në Stacionin të Autobusëve para pak muajsh

Politikë

Arrestimi për drogë, Besnik Mujeci ishte përzgjedhur nga VV-ja aksionar në Stacionin të Autobusëve para pak muajsh

news image

Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 8 qershor të këtij viti kishin arritur që të siguronin shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Pas largimit të aksionarëve të pushtetit, opozita e kryesuar nga Vetëvendosja kishte emëruar aksionarët e saj.

Në qershor të këtij viti, VV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

I njëjti sot është arrestuar me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.

Policia e Shqipërisë dyshon se Mujeci me 4 të tjerë e kanë shfrytëzuar sezonin turistik, duke bartur drogë me autobusë.

/GazetaSinjali/