Partitë opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës më 8 qershor të këtij viti kishin arritur që të siguronin shumicën në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Pas largimit të aksionarëve të pushtetit, opozita e kryesuar nga Vetëvendosja kishte emëruar aksionarët e saj.
Në qershor të këtij viti, VV-ja e kishte emëruar Besnik Mujecin si aksionar në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.
I njëjti sot është arrestuar me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë.
Policia e Shqipërisë dyshon se Mujeci me 4 të tjerë e kanë shfrytëzuar sezonin turistik, duke bartur drogë me autobusë.