image Arrestimi i Ilir Metës, Sali Berisha reagon ashpër: Persekutim politik

Shqipëri

Arrestimi i Ilir Metës, Sali Berisha reagon ashpër: Persekutim politik

news image

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar pak më parë me urdhër të SPAK.

Lajmin për ngjarjen, kreu i Partisë Demokratike e mori ndërkohë që ishte në një deklaratë për shtyp live.

“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, tha ai.

/GazetaSinjali/