Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për arrestimin e Ilir Metës, presidentit të Partisë së Lirisë dhe ish-president i Shqipërisë paraditen e sotme në Tiranë.
Disa nga titujt e mediave ndërkombëtare për arrestimin e Metës:
Washington Post: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është i dyshuar arrestuar për pastrim parash, thotë partia e tij”
ABC News: “Ish-presidenti i Shqipërisë Meta është arrestuar pasi dyshohet për pastrim parash, thotë partia e tij”
Yahoo! News: “Ish-presidenti i Shqipërisë përballet me akuzat për pastrim parash”
BalkanInsight: “Ish-presidenti Ilir Meta arrestohet për korrupsion”
Sky Italia: “Arrestohet në Shqipëri, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”
Lettera 43: “Arrestohet në Tiranë, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta”
La Presse: “Shqipëri, arrestohet ish-presidenti Ilir Meta”