Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me arrestimin e një gruaje në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se kishte ushtruar aktivitet pa leje pune dhe se kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani, raporton Gazeta Sinjali.
Gjithnjë sipas policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në vitet 2023 dhe 2024 në rrugën “Azem Jashanica”, në Prishtinë.
Madje të dyshuarës, i janë sekuestruar dhjetëra pasaporta me dokumente përcjellëse si dhe gjësende tjera.
Sipas policisë, e dyshuara A.B. femër 35 vjeçe, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.
E lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar disa pasaporta, 2 telefona, shtëpizë kompjuteri dhe një shumë të parave.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”, thuhet në njoftim.
Madje policia ka bërë apel nga qytetarët të cilët kanë qenë potencialisht viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar drejt hetimit përfundimtar.