Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur të pa pranueshme sulmet që cënojnë sigurinë e vendit, qytetarëve dhe zyrtarëve policorë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se Policia e Kosovës arrestoi një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe gjithashtu ka arrestuar një tjetër që ka qenë në kërkim.
Ai ndër të tjerash ka thënë se lufta kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë dhe se do të vazhdojnë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë.
Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor.
Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë.
Me përkushtimin e të gjitha institucioneve, gatishmërinë e zyrtarëve policor dhe bashkëpunimin qytetar, do i’a dalim mbanë.