image Arrestimet në Karaçevë po vazhdojnë, Sveçla jep detaje për aksionin kundër kazinove

Siguri

Arrestimet në Karaçevë po vazhdojnë, Sveçla jep detaje për aksionin kundër kazinove

news image

Disa persona janë arrestuar dhe tri kazino janë rrënuar në një aksion që ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Karaçevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për këtë aksion.

Sveçla ka thënë se arrestimet po vazhdojnë edhe në këto momente, ndërkohë që janë konfiskuar aparatet e lojërave të bixhozit.

“Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë. Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, ka shkruar Sveçla.

GazetaSinjali/