image Arrest me burg për 3 spiunët e dyshuar që sulmuan rojet në Uzinën e Armëve në Gramsh

Shqipëri

Arrest me burg për 3 spiunët e dyshuar që sulmuan rojet në Uzinën e Armëve në Gramsh

news image

Gjykata e shkallës së Parë në Elbasan caktoi sot masën arrest me burg për dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në Uzinën e Armëve në Gramsh pasditen e së shtunës, 20 gusht.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për masë më të butë për tre të huajt, të cilët kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.

Sipas Gjykatës arrestimi i tre  shtetasve të huaj është i ligjshëm.

2 rusët dhe ukrainasi  Mikhail Zorin akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim, raporton abcnews.al

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës. Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30. Njëri nga të huajt u përlesh me ushtarët, të cilët ruajnë objektin, duke lënduar dy prej tyre.

/GazetaSinjali/