Dy të burgosur kanë ikur nga Qendra Korrektuese Lipjan sonte rreth orës 17:35, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media, ku kanë njoftuar se të burgosurit janë të mitur dhe dyshohen për veprën penale “grabitje” dhe “lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë:
Nga Qendra Korrektuese Lipjan arratisen dy të mitur
Prishtinë, 28 tetor 2020 –
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sonte rreth orës 17:35, të miturit , R. S, viti i lindjes 2001 dhe A.K viti i lindjes 2003 janë arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan.
R. S , ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Grabitje.
A.K, ishte i dënuar me një vit për veprën penale; Lëndim i rëndë trupor.
Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa SHKK ka themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri te arratisja. Me respekt, Shërbimi Korrektues i Kosovës