Katër të dënuar u arratisën sot nga burgu në Greqi. Sipas mediave raportohet se nga personat që kanë ikur janë dy shqiptarë, një egjiptian dhe një maroken.
Ata janë zhdukur gjatë kohës sa ka qenë e paraparë koha e drekës. Emrat e të arratisurve ende nuk janë bërë të ditur.
Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar deri më tani. Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe i kapur ata.
Ky është rasti i dytë në të njëjtin burg që regjistrohet një ngjarje e tillë, pasi më 7 qershor Yiannis Michailidis, u arratis.
Michaelides u dënua me 23 vjet e 9 muaj burg, pas një përleshje me armë me policinë në Pefki, gjatë së cilës u plagosën dy oficerë policie dhe një i ri. Në të njëjtën kohë, ai u akuzua edhe për dy grabitje bankash në Velvento, Kozan./Tch