Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut për të parë se a janë duke u respektuar masat antiCOVID gjatë zgjedhjeve që po mbahen sot në atë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zgjedhjet në Mitrovicën Veriore dhe Podujevë janë duke u mbajtur sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar masat të cilat duhet respektuar gjatë pjesëmarrjes në këto zgjedhje./Gazeta Sinjali/