Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot do të raportojë para deputetëve për situatën me COVID-19 në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Zemaj do të raportojë në Kuvend në ora 11:00.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës: 24.09.2020
- Takimi me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Armend Zemaj
Tema : – Menaxhimi i situatës me ,,Covid-19 “
– Legjislacionin në procedure lidhur me sektorin e shëndetësisë./ Gazeta Sinjali /