image Armend Zemaj me votim interesant për shkarkimin e bordit të KEK-ut: Për, me dy duart ????

Kosovë

Armend Zemaj me votim interesant për shkarkimin e bordit të KEK-ut: Për, me dy duart ????

news image

Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e KEK-ut para pak minutash, duke marrë kështu vendim që të emërojë menjëherë bordin e ri, shkruan Gazeta Sinjali.

Përderisa ministrat tjerë që votuan pro shkarkimit të bordit të KEK-ut votuan me ” PËR”, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka votuar në një formë më ndryshe nga këta. Ai në emailin e dërguar për votim ka shkruar: ” Për me dy duart ????”.

Deri më tani janë 14 vota pro shkarkimit të bordit , derisa Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj dhe Selim Selimi nga AAK ende nuk kanë votuar.

Sipas procedurave, për t`u konsideruar që votimi ka mbaruar, duhet të kalojnë katër orë nga momenti i hedhjes në votim.

Kujtojmë që në ueb faqen e ZKM është publikuar lista e kandidatëve për bord të KEK-ut, ku në atë listë nga ky grup janë veç Fatime Grajqevci dhe Petrit Ibraj.

Materialet janë dërguar në formë elektronike për votim në orën 13:00 dhe të gjithë anëtarët e ekzekutivit brenda 4 orëve kanë të drejtë të shprehin mendimin përmes votës së tyre. Afati i votimit përfundon në ora 17:00.

/Gazeta Sinjali/