Sot në mbrëmje është raportuar në media se ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli është në bisedime me kapitenin e FC Prishtinës, Armend Thaqin.
Thaqi është kontaktuar nga Sinjali Sportiv rreth kësaj çështje.
Ai shkurtimisht tha se nuk ka asgjë rreth kësaj pune.
“Ska të vërtet asgjë”, u shpreh shkurtimisht Armend Thaqi.
Armend Thaqi ishte një ndër futbollistët më të mirë të ekipit kryeqytetas këtë sezon në Superligë./Gazeta Sinjali/