image Armë, telefona, skica e certifikata të pronës – Krejt çka u kap në operacionin 'Brezovica 6'

Siguri

Armë, telefona, skica e certifikata të pronës – Krejt çka u kap në operacionin ‘Brezovica 6’

news image

Aksioni ‘Brezovica 6’ i zhvilluar sot në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka rezultuar me shtatë persona të arrestuar dhe konfiskim të gjësendeve të ndryshme si prova materiale në hetimin e rastit.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se shtatë personat që janë arrestuar janë: Berat Lahu, Gani Berisha, Sami Sinani, Labinot Vitia, Gëzim Sinani, Shukri Shabani dhe Salih Sinani. Ndërsa i dyshuari tjetër, Bajram Gashani, pronar i Bau Holding dhe Al Trade nuk është hasur ende.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë ndërkohë që Prokuroria ka treguar çka sekuestroi te secili.

Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur 11 lokacione të ndryshme, konkretisht tetë lokacione në qytetin e Prishtinës, dy në Podujevë dhe një në Fushë Kosovë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Berat Lahu janë gjetur dhe sekuestruar:

·         Çertifikatë e pronësisë (10 fletë)

·         Skicë (1 fletë) dhe

·         Telefon mobil, IPHONE 11 PRO, ngjyrë hiri.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Shukri Shabani janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Dy telefona Samsung
  • Një Loptop HP
  • Si dhe dokumente të ndryshme

Gjatë kontrollit te i dyshuari Gani Berisha janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një telefon Samsung me dy kartela sim card
  • Një hard disk USB 2.0 me mbishkrim SATA.
  • Një hard disk Apacer.
  • Një kompjuter laptop i markës Lenovo.
  • Një kompjuter laptop i markës Dell.
  • Një kompjuter laptop i markës Acer.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Bajram Gashani janë gjetur dhe sekuestruar:

Një  revole me nr serik 54A 040356.

9 fishekë te cal. 45 mm

Dy karikator te revoles

Nje kallf i revoles

Gjatë kontrollit te i dyshuari Salih Sinani është gjetur dhe sekuestruar:

  • Një telefon IPHONE  7,  ngjyrë e zezë.

Gjatë kontrollit te i dyshuari Labinot Vitia janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri
  • Laptop “Apple”,
  • Dokumente ,
  • Certifikata Kadastra 3 faqe,
  • Kopje Plani 20 faqe,
  • Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,
  • Kontarta Trojeve, 30 faqe,
  • Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,
  • Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.
  • 3 Vula
  • USB dhe një Sd Card
  • Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

Gjatë kontrollit te i dyshuari S.S., janë gjetur dhe sekuestruar:

  • Një  pistoletë “Zervena Zasatava  me nr serik 1947 ,
  • Nje karikator dhe 7 fishekë te cal. 7.62 mm,
  • Një veture Toyota ,
  • Një veturë “Mercedes G class”,
  • Nje telefon Iphone  13 pro ,
  • Tri kartela bankare  ,
  • Dokumente te ndryshme.

Gjatë realizimit të kontrollit te i dyshuari Gëzim Salihu në 2 (dy) lokacionet, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar këto deshmi:

  • Një veturë Mercedes Benz S500, Një veturë Toyota Land Cruiser,
  • Një Librezë e veturës ,
  • Një Librezë e veturës ,
  • Një Telefon Iphone 12 Mini ,
  • Një shtëpizë e kompjuterit HP, ngjyre e zezë,

Ndërsa në shtëpinë e dy të dyshuarve Gëzim Salihu dhe Salih Sinani gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

  • Veturë Mercedes AMG,
  • Një librezë e veturës ,
  • Kontratë mbi shitblerjen e veturës LAND ROVER,
  • çelës ngjyrë e zezë me te bronztë për ndezjen e automjetit Mercedes.

Të arrestuarit janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Dhënia e ryshfetit”,nga neni 422 , “Fajdeja” nga neni 331 dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/