Një rast i posedimit të paautorizuar të armëve është zbuluar gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur më 19 mars në fshatin Miradi e Poshtme, ku gjatë veprimeve policore është siguruar informata se i dyshuari F. Berisha rreth 43 vjeç posedonte armë pa leje në shtëpinë e tij.
Në koordinim me Prokurorin kujdestar, Policia ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën “Ylli i Dritës”, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Grizzy”, e cila rezulton të jetë jo funksionale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve” dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!