image Armando Sadiku qëndron te Malaga deri në përfundim të sezonit

Futboll

Armando Sadiku qëndron te Malaga deri në përfundim të sezonit

news image

Futbollisti shqiptar, Armando Sadiku ka vendosur të qëndrojë në formë huazimi te Malaga, të paktën deri në përfundimin e këtij sezoni.

Me një njoftim në faqen zyrtare Malaga komunikoi se Sadiku dhe 4 futbollistë të tjerë zgjatën periudhën e tyre të huazimit dhe do të jenë pjesë e skuadrës bardheblu deri në javën e fundit të këtij sezoni në Segunda Division.

Madje për të qëndruar te Malaga dhe për të dhënë kontributin e tij për këtë ekip, bomberi nga Elbasani ka hequr dorë nga paga e tij për muajin korrik, duke bërë një gjest shumë fisnik pasi Malaga ka vështirësi të mëdha ekonomike dhe rrezikon falimentimin.

Pas 2 gushtit Sadiku do të kthehet te Levante klub me të cilin 29-vjeçari kuqezi është nën kontratë deri në verën e vitit 2021.